‘Saliu nuk lufton për të marrë qeverinë’, Mërtiri: Votimi elektronik duhej të publikohej menjëherë

schedule17:54 - 13 Maj, 2025

schedule 17:54 - 13 Maj, 2025

Analisti Ergys Mërtiri komentoi zhvillimet e fundit që lidhen me zgjedhjet e 11 majit, ku ‘zëri i kutive’ është në favor të PS me një diferencë mëse të dukshme. Sipas Mërtirit, Berisha nuk u fut në zgjedhje për të marrë qeverinë dhe për të fituar kundër Ramës, por për të fituar vetëm ndaj opozitave rivale.

Më tej lidhur me votimin elektronik rezultatet e së cilës u publikuan një ditë më pas, Mërtiri tha se nuk ishte dakort me vendimin e Celibashit dhe se duhej të publikohej menjëherë.

“Celibashi ka pasur një prirje për të mbajtur me hatër opozitën ndoshta edhe për shkak të një kompleksimi. Nuk jam dakort me vendimin e Celibashit për publikimin e votave elektronike, nuk kishte arsye pse të dilte të nesërmen.

Është kërkuar që votimi elektronik të shtohej dhe në Tiranë dhe të kishte më shumë votues të tij. Kjo gjë u pengua nga PD ku sipas Berishës nuk është i sigurt. Është e kundërta sepse është më i sigurti, të kontrollosh kompjuterat sesa të kontrollosh njerëzit që mund të shiten dhe blihen nga kushdo. Celibashi nuk ka pse ccdo kërkesë të opozitës ta vërtetoj. Berisha nuk ka pasur hallin e manipulimit të sistemit, Berisha ka shpresuar tek ndonjë ‘deal’ me Ramën për të marrë votat e më të vegjëlve. Duket që Berisha në këto zgjedhje ka hyrë të fitojë nga opozitat rivale. Berisha e di që nuk e mund dot Ramën.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!