Berisha në sallë, Meta në KQZ/ Ndërsa nisi interpelanca, Partia e Lirisë nxitoi të regjistrohej

schedule09:58 - 2 Mars, 2023

schedule 09:58 - 2 Mars, 2023

TIRANË– Ndërsa Berisha ishte në momentin që ai ka pritur prej javësh, në foltoren e parlamentit, për të folur për çështjen e tij, McGonigal, aleati i tij më i ngushtë i momentit, Ilir Meta ishte fokusuar tek KQZ.

Pak para se Berisha me të tijët të nisej për në parlament, një dokument me firmën e Ilir Metës mbërriti në Komisionin Qëndror të Zgjedheve, për të regjistruar partinë e tij për zgjedhjet lokale të 14 majit. Ilir Meta gjithmonë është në krah të Sali Berishës, në aksionet e tij, sidomos në këto javë tensioni dhe ankthi për demokratët, që po presin vendimin e Apelit për vulën.

Por siç duket, Ilir Meta ka vendosur të mos presë pafund, por të ndajë rrugën e tij drejt KQZ-së dhe pjesëmarrjes për zgjedhje.

Ilir Meta kishte kohë deri të hënën në orën 00:00, për të çuar kërkesën për të regjisturar Partinë e Lirisë për garën zgjedhore.

Por ai vendosi që të mos pres më e të mos bashkohet në pritjen e aleatit të tij Berisha, në pritjen për vulën e PD-së, vendimi për të cilën pritet pas orës 11:00 të së premtes.

Me siguri, Ilir Meta do të jetë bashkë me të në selinë e blu, për të marëshuar më pas tek protesta e planifkuar të nis në orën 12:00, përpara Kryeministrisë. Por më i qetë se doktori, pasi partia e tij tashmë ka marrë komisionerët, ka marrë paratë dhe nga e enjtja, është partia e parë e deri më tani e vetme, e opozitës , që është regjistruar në zgjedhje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!