Një muaj pas dëmtimit nga shirat më 25 janar, rruga Vlorë-Orikum në zonën e Jonufres, vijon të jetë në të njëjtën gjendje…
Rreth 50 metra të kësaj rruge janë të pakalueshme. Mjetet detyrohen të përdorin vetëm njërin kah.
Nga firma kontrakuese mungojnë semaforët që të sinjalizojnë drejtuesit e mjeteve, për të kaluar në këtë aks rrugor. Gjithçka është mjaftuar vetëm me vendosjen e e një sinjalistike vertikale.
Drejtuesit thonë se automjetet që vijnë përballë i shohin vetëm kur i afrohen. Ata kërkojnë ndërhyrje emergjente për shkak të rrezikut.
“Përshtatemi kushteve. Çfarë mund të bëhet kështu? Që të merresh gjithë kohën me këto gjera për të gjetur arsyet sesa ika rëndësi fillimi i punës”, thotë një drejtues mjeti.
Nga kompania e mirëmbajtjes prej 12 vitesh e këtij aksi, Salillari, ende nuk ka një datë për rifillimin e punimeve për rikonstruksionin e tij. Kjo është hera e dytë në pesë vite që rruga kthehet në këtë gjendje pas shirave. /abcnews.al