Salihi “i fundit i mohikanëve”, Bregu betejë me Eze dhe Ibraimin

schedule12:19 - 15 Maj, 2021

schedule 12:19 - 15 Maj, 2021

Hamdi Salihi ishte i fundit shqiptar që mbretëronte në Superiore me golat e tij. 27 rrjeta të tundura me Skënderbeun në sezonin 2015-16 dhe më pas të huajt e bënë pronë tyre “Këpucën e Artë”.

Pero Pejic me 27 gola e fitoi sezonin pasardhës me fanellën e Kukësi. Kroati e mbylli me verilindorët dhe një goleador e gjeti Skënderbeu. Ali Sowe, në sezonin e parë me korçarët, shënoi 21 gola dhe la pas vetes Sindrit Gurin (20 gola) e Kukësit dhe Reginaldon (18 gola) e Laçit.

Futbollisti nga Mozambiku më pas kaloi te Kukësi dhe me një numër më të ulët golash, 13, u shpall shënuesi më i mirë i kampionatit, me polemika duhet thënë, duke lënë pas tij Edon Hasanin që atëherë ishte pjesë e Tiranës.

Sezonin e shkuar ishte garë dyshe, mes Kyrian Nwabueze dhe Vasil Shkurtajt. Amerikani i Laçit triumfoi me 24 gola, kurse këtë sezon për shkak të shumë probleme u dorëzua me 7 gola. Gara për “Këpucën e Artë” është treshe në kampionatin aktual.

Shanset janë që të fitojë sërish një i huaj, pasi Patrick Eze numëron 14 gola. Nigeriani po konkurron me shokun e tij të skuadrës, kapitenin e Kukësit, Agim Ibraimin. Numri 10 i verilindorëve ka realizuar 13 gola, po aq sa Dejvi Bregu. Vlonjati do tentojë të veshë “kuqezi” sërish “Këpucën e Artë” dhe ka shansë ta bëjë diçka të tillë në tre ndeshjet e fundit të kampionatit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!