Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, ka folur për humbjen nga Leipzig (1:3).
“Isha optimist, patëm një cikël stërvitor produktiv me intensitet të lartë dhe u përmirësuam shumë, por nuk mundëm ta shfaqnim sot, gjë që sigurisht është zhgënjyese.
Unë preferoj të kemi gjithçka në dorën tonë, por tani nuk është kështu. Tani duhet të besojmë, gishtat e kryqëzuar, të fitojmë javën e ardhshme dhe të mbajmë një sy te Borussia Dortmund.
Ndryshime në pozicionin e trajnerit? Të gjitha vendimet u morën me kujdes dhe me synimin për ta bërë Bayernin më të mirë. Unë jap gjithçka për këtë klub”, ka thënë Salihamidzic për Sky. /G.D abcnews.al/

