Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Saliba fut në sherr St Ettiene dhe Arsenal, shkak 2.5 milion euro

schedule11:37 - 1 Korrik, 2020

schedule 11:37 - 1 Korrik, 2020

William Saliba është kthyer në mollë sherri mes Arsenalit dhe St Ettiene. Mbrojtësi u ble verën e shkuar për 30 milion euro dhe u la për një vit huazim te francezët. Kontrata e huazimit ka përfunduar dhe “Topçinjtë” e duan lojtarin të transferohet në Angli.

Ata nuk e kanë lejuar mbrojtësin të luajë në finalen e Kupës së Francës dhe arsyeja janë paratë. Në marrëveshjen e bërë vjet, nëse Saliba do të luante 18 ndeshje, atëherë Arsenali duhet të paguante edhe 2.5 milion të tjera shtesë.

Mbrojtësi numëronte 17 ndeshje dhe me finalen e Kupës anglezët duhet të paguanin. Sigurisht nuk mund t’ia lejonin vetes diçka të tillë. Saliba në fakt nuk ka pasur fat, pasi ka pasur një dëmtim që e penalizoi. Versioni zyrtar i Arsenalit, për ndërprerjen e huazimit është tjetër.



Në deklaratën e bërë në faqen zyrtare, londinezët bëjnë me dije se kanë kërkuar nga klubi francez që t’i japë një program specifik stërvitor futbollistit Saliba, për shkak se ai ka qenë i dëmtuar dhe duhet të kapë sa më shpejt formën. Arsenal thotë se St Ettiene nuk ka pranuar dhe kështu ata kanë vendosur të zbatojnë marrëveshjen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!