Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Salianji:Thirrja e ambasadores paralajmërim shprese, Rama strehoi trafikantë e kriminelë në PS

schedule22:50 - 22 Korrik, 2020

schedule 22:50 - 22 Korrik, 2020

Ish- deputeti i Partisë Demokratike,Ervin Salianji e ka quajtur paralajmërimin e sotëm të ambasadores amerikane një “shpresë në mbështetje të prioriteteve të qytetarëve dhe vlerave.”

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Salianji sjell në vëmëndje se dhjetëra deputetë, kryetarë bashkie dhe më shumë se 300 funksionarë të lartë rezultuan me dënime të rënda pas dekriminalizimit dhe Rama i mbrojti dhe i strehoi.

Më tej Salianji thekson se vetë kryeministri Rama “flaku socialistët nga partia për të strehuar dhe për t’i dhënë poste trafikantëve dhe kriminelëve.”

Postimi i plotë:

Thirrja e ambasadores një paralajmërim shprese, dhjetëra deputetë dhe kryetarë bashkie dhe më shumë se 300 funskionarë të lartë rezultuan me dënime të rënda pas dekriminalizimit.

Të gjithë jo vetëm u promovuan dhe strehuan por dhe u mbrojtën nga Rama për të mos u dënuar siç e parashikon ligji!

Rama flaku edhe socialistët për tiu dhënë strehë maskarenjve, trafikantëve dhe kriminelëve.

Kumbimi i fortë i partnerëve ndërkombëtarë në mbështetje të prioriteteve të qytetarëve dhe vlerave ?? ?

Kujtojmë këtu se më herët gjatë ditës, ambasadorja amerikane Yuri Kim reagoi në lidhje me propozimin më të fundit të Partisë Demokratike për kandidimin e Gjin Gjonit në listat për deputetë.

Përmes një postimi në rrjete sociale ambasadorja Kim shkroi se të gjithë liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!