Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Salianjin e shpalli hero para 6 muajsh, tani tradhtar”/ Elezi: Berisha mban peng PD dhe përjashton zërat kundër!

schedule13:38 - 30 Mars, 2026

schedule 13:38 - 30 Mars, 2026

Analisti Ibsen Elezi në një intervistë në “News Line” në ABC News, u shpreh se Berisha të gjithë persona që ka në krah të tij, ‘kanë vjedhur vota për Bashën’.

Gjatë intervistës, theksoi se kreu i PD Sali Berisha nuk mund të pretendojnë për një model demokratik, kur atë nuk e zbaton as një partinë e tij.

Më tej nënvizoi se Berisha nuk ka asnjë të drejtë të përjashtojë nga Kryesia pas pasur fakte..



“Gjithë këto që ka Berisha në krah, kanë qenë disa palaço që kanë vjedhur vota për Bashën, sot janë më antibashistë po ti shohësh. Modelin e servilit e kanë një natyrë të imponuar, pra kuptohet që janë pa dinjitet dhe do zbatojnë urdhrat…Nëse në shtëpi tënde që nuk ke asnjë parametër demokratik nuk mund t’i kërkosh shqiptarëve ta mbështesin apo votojnë”, shtoi Elezi.

Gjithashtu ai theksoi se Sali Berisha po mban peng Partinë Demokratike dhe se po përjashton zërat kundër.

“Këtu flitet për akuza dhe shkelje të rënda dhe jo për kritika. Ajo që po ndodh sot me zotin Berisha është se e ka futur PD në kontroll dhe beteja tani është t’i vendosim kufij këtij njeriu sepse unë e kam ditur që Berisha do degradojë…Po u fute në struktura je i detyruar të respektosh rregullat e lojës, por në rastin e Salianji nuk kanë të drejtë ta përjashtojnë nga Kryesia. Sa për Salianjin, nuk mund të thuash 100 herë isha budalla dhe nuk e kuptova. E tha për Bashën… Tani Salianin, para gjashtë muajsh e shpall hero dhe pas 1 viti e shpall tradhtar”, tha ndër të tjera Elezi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!