Salianji: Shqipëria e treta në botë për çmimin e lartë të naftës, qeveria favorizon oligarkët

schedule13:24 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 13:24 - 24 Dhjetor, 2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji nga studio e ABC këtë të enjte ka komentuar situatën ekonomike në të cilën ndodhet vendi ynë.

Në një bisedë me gazetaren Juli Xhokaxhi, Salianji ka theksuar se kryeministri kot deklaron se ka ulje të çmimit të energjisë, nuk i mashtron më dot shqiptarët me këto deklarata e premtime boshe, pasi qytetarët tashmë kanë para faturat e energjisë.

“Duket se ka lajthit dhe po ta shikoje në konferencë dhe në live ishte vetëm me 300 ndjekës duket se as administrata e tij nuk e njef me në atë që thotë ka lajthitje ose  mashtrim, shqiptarët e dinë vetë dhe e shikojnë tashmë në faturat e energjisë, dhe e dinë premtimin e Ramës para se të vinte në pushtet ku iu premtoi uljen e energjisë. Padyshim që çmimi është rritur për bizneset dhe kjo është një llogari për të gjithë shqiptarët dhe të gjithë kostot i ka më të larta. Korrupsioni dhe vjedhja e qeverisë në sektorin e energjisë është alarmante dhe do të gjejmë mundësinë për ta denoncuar, por dhe organet ligj  zbatuese i kanë bërë të ditura.

Taksat nuk kanë lidhje me atë progresive pasi padyshim si për biznesin dhe për konsumatorin familjar ka rritje, por për biznesin tashmë ka kosto të shtuara dhe nuk ka fitimet, por vetëm mezi mbajnë familjet e tyre me fitimin e muajit. Kanë kaluar shtatë vite dhe nuk ka një kompani serioze që ka investuar në Shqipëri. Teknikat e tij për të zhvendosur vëmendjen dhe për të hapur luftë aty ku nuk ka, apo përplasje aty ku nuk ka . Nuk ka asnjë investim të huaj dhe Skavica që është një investim nga  një kompani amerikane është jë investim i lënë gati nga PD-ja. Nuk di apo vendi nuk ka parë asnjë kompani të madhe, për të hapur vende pune këtu jemi në realitet dhe jo në politikë”, ka thënë Salianji.

Ish deputeti ndër të tjera ka theksuar se tashmë Shqipëria sipas Indeksit Global Petrol është e treta në botë persa i përket çmimit të naftës.

Salianji ndër të tjera në fjalën e tij në ABC ka deklaruar se ky është një ndër sektorët e ngelur jashtë vëmendjes për shkak të problemeve të shumta që ka pasur vendi.

“Është e vërtet që çmimi naftës ka brenda taksa të tjera por ajo që thotë Rama nuk është e vërtet. Shqiptarët takohen si suedez dhe qytetar të Hong Kongut por qeverisen si të jenë nga Burundesi. Çmimi i naftës sot është siç e ka indeksi global, është e tmerrshme sot se si Shqipëria sot kudo rreth e rrotull. Në Korçë ku unë jam dhe përfaqësues shikoj se si qytetarët e Korçës, të Pogradecit dhe të fshatrave përreth shkojnë  e marrin me një mijë lekë naftën në Maqedoni, ndërsa te ne është 150 lekë për litër, e njëjta gjë ndodh edhe në fshatrat e Kosovës. Sikur të jetë se taksa e qarkullimit e rëndon nuk është e vërtetë por është një monopol i tregut nga dy tre kompani që luajnë me çmimin me pakicë dhe me shumicë duke mos lënë hapësirë kompanive të tjera për të ulur çmimin për këtë kishte dhe një hetim mos gaboj. Të gjithë qytetarët që lëvizin me makinë e dinë se jo vetëm ka një çmim të lartë por ka edhe një cilësi të ulët të naftës.

 Të lësh mundësi për korrupsion në këtë sektor ku e tregon çmimi i lartë i karburantit që ka dalë jashtë kontrollit dhe nuk ka asnjë lajm as për evazion fiskal dhe as për ndërhyrje. Nëse ti favorizon kompani të caktuara duke u krijuar akses për tregun me shumicë dhe marrjen më të lehtë të naftës dhe aksesimin më të lehtë në vendet më të rëndësishme të Shqipërisë është shumë e vështirë për të krijuar konkurrencë kjo lidhet me lidhjet akulte që ka qeveria. Dhe në relacionin që kam parë nga Presidenti i Shqipërisë për ligjin e metrologjisë, theksin e vendosa te favorizimi i oligarkëve për të pasur nën kontroll këtë pjesë tjetër. Është një sektor që ka ngelur jashtë vëmendjes për shkak të problemeve të tjera që ka vendi.

Sot fermerët e marrin naftën si një person që del në bllok për të bërë xhiro. Ka një premtim konstant por sa herë që vijnë zgjedhjet është për një fitim me lugë bosh. Çmimi i naftës sipas Indeksit Global Petrol është i treti më i lartë në botë. Imagjinoni që Shqipëria ta ketë naftën më të shtrenjtë se Anglia, Franca, se Italia dhe Gjermania ku standarti i jetës është ku e ku më lart dhe cilësia e jetës është shumë më lart kjo është një përgjegjësi e plotë dhe e drejtpërdrejtë e qeverisë për të krijuar një klimë të favorshme. Që për shkak të çmimit sjell dhe rritjen e një sërë çmimesh të tjera”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!