Salianji shkon në polici/ Avokati: Vetëdorëzimi, Salianjit nuk do t’i lehtësohet masa

schedule18:27 - 27 Shtator, 2024

schedule 18:27 - 27 Shtator, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike është dorëzuar në polici, pas vendimit të Apelit që e dënoi me një vit burg. Në “Tirana Live” në ABC News avokati Idajet Beqiri komentoi vetëdorëzimin e Ervin Salianji në polici, dhe propozimet për ngujim në selinë e PD.

Avokati u shpreh se deklarata të tilla nuk do të ndryshonin asgjë dhe se Salianji ishte i vetëdijshëm për situatën dhe pasojat ndaj edhe vendit të vetëdorëzohej.

“Deklarata për vetëngujimin ishte për të mbajtur gjallë organizatë e Saliut e me shokë…për të treguar se nuk pyesin për ligjin. Por Salianji i di pasojat që ka sepse policia do ta merrte sepse  nuk pyet duhet respektuar ligji. Vetëdorëzimi do të ishte në fazën kur hetohet dhe je në kërkim. Në momentin që merr vesh që është marrë një masë sigurimi vjen vetë që të dorëzohesh. Kjo sot nuk quhet asgjë, shkon dhe do të bësh një vit burg. Ata thonë se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, kjo është një e kotë. Gjykata e Lartë shikon vetëm aspektin ligjor, rregullshmërinë e procesit ligjor që të jetë i rregull”, ka thënë avokati.

/abcnews.al/