Salianji: Prokurori Kulluri u përdor nga Rama për të shpëtuar Agron Xhafajn nga akuzat e drogës

schedule13:39 - 6 Nëntor, 2019

schedule 13:39 - 6 Nëntor, 2019

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili publikoi nga selia blu audiopërgjimin e “Babales” ka reaguar për shkarkimin e prokurorit Përparim Kulluri nga vettingu, duke deklaruar se para largimit nga sistemi i drejtësisë ai është përdorur nga Kryeministri Rama për të mbrojtur vëllain e ish-ministrit Xhafaj.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebok, Salianji thotë se Përparim Kulluri ështē rasti i radhës që tregon sesi pushteti i Edi Ramës i keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe pastaj i flak jashtë sistemit me veting. Njësoj si kolegu i tij, Gent Osmani, edhe Përparim Kulluri u keqpërdor nga Rama dhe Xhafaj për të shpëtuar Agron Xhafaj nga akuza e trafikut të drogës dhe për të ngritur akuzë kundër denoncuesve, opozitës, medias dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe medias për të denoncuar trafikun e drogës nga vellai i ministrit të Brendshëm”, shkruan Salianji, duke paralajmëruar se kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do te mbajë përgjegjësi!/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!