Salianji: Po largohen çdo ditë 7 punonjës nga policia. Çuçi: Mos fol përçart, sot në polici po kërkojnë të rikthehen njerëz

schedule23:27 - 17 Nëntor, 2022

schedule 23:27 - 17 Nëntor, 2022

Ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, ku kërkohet që të futen në vetting drejtuesit e Policisë ka shkaktuar debat në Kuvend mes deputetit të PD, Ervin Salianji dhe Ministrit të Brendshëm Blendi Çuçi.

Salianji akuzoi qeverinë se e ka kthyer Policinë e Shtetit në një vegël të krimit, duke thënë se sot po largohet nga forcat e policisë çdo ditë 7 oficerë.

I menjëhershëm ishte reagimi i Ministri Çuçi i cili i cilësoi broçkulla akuzat e Salianjit.

Pjesë nga debati:

Salianji: A po largohen 7 punonjës të ndershëm në ditë nga Policia e Shtetit? Ua thoni këtë shqiptarëve?

Çuçi: Është e kotë të ndjek gjithë këtë përçartje të vazhdueshme të kolegut Salianji sa herë bie fjala për rendin, dua të jap një përgjigje: Jo nuk largohen 7 punonjës në ditë nga policia.

Salianji: Sa largohen?

Çuçi: Jo vetëm që nuk largohen, por po rikthehen edhe punonjës të tjerë të policisë që janë larguar në një moment të caktuar. Një këshillë mos u merr me emra, por me institucionet.

Salianji: Nëse është përçartje apo jo këtë e vlerëson gjithsecili. Nëse ju jeni të përçartur si qeveri, kjo tregon se ju keni dështuar si qeveri që nga 12 mijë punonjës të përjashtoi nga Policia e Shtetit 8 punonjës. Së dyti kur ka një shqetësim publik hajdeni dhe thoni nuk është e vërtetë. Së treti kur ngrihet një shqetësim publik, po ua them prapë keni emra të punonjësve të lartë të policisë së shtetit që favorizojnë banditët. Çdo raport ndërkombëtar ju bën copë, çdo raport në marrëdhëniet tuaja me krimin, shqiptarët e kanë humbur besimin tek ju.