Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Salianji pa kartë morale”, Ibsen Elezi: PD po shkon drejt tkurrjes, është kthyer në pronë personale të Berishës

schedule18:51 - 9 Dhjetor, 2025

schedule 18:51 - 9 Dhjetor, 2025

Analisti politik Ibsen Elezi, i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC Neës, ka dhënë një panoramë kritike për situatën brenda Partisë Demokratike. Ai u shpreh se PD po shkon drejt tkurrjes dhe se, sipas tij, formacioni opozitar është kthyer në “pronë personale të Sali Berishës”.

Elezi theksoi se zëri kritik brenda partisë është thuajse i heshtur, përveç ish-deputetit Ervin Salianji, ndërsa shtoi se mungesa e garës së brendshme dhe degradimi organizativ e bëjnë PD-në jokonkurruese në përballjen politike me kryeministrin Rama.

“PD po shkon drejt tkurrjes. Partia është kthyer në pronë personale të Berishës. Në PD rebel vetëm Salianji, ndërsa të tjerëve s’u dëgjohet zëri. Pas përballjes që kam bërë më Berishën, ka qenë që unë të ndërtojë një frymë që Berisha mundet me votë.

Në politikë dhe në demokraci Berisha mundet duke krijuar një figurë ballë për ballë. Salianjë nuk ka një kartë normale. Salianji është një person që është kooptuar, Berisha e ka bërë anëtarët të kryesisë pa asnjë lloj rregulli. PD ka degraduar dhe nuk është kompetitive që të hyjë në një betejë politike dhe të garojë kundër Ramës”, tha analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!