TIRANË- Ervin Salianji, i ftuar në “Real Story” foli për situatën dhe kushte në të cilat ndodhet Partia Demokratike, e cila ka shkuar nga humbja në humbje në garat elektorale, të zhvilluara në Shqipëri.
Ai theksoi se rezultati i PD në ty proceset zgjedhore të fundit janë kontribut dhe kredi i Sali Berishës, me të mirat dhe të këqijat e tij.
“Votat e dy zgjedhjeve të fundit janë pak a shumë krediti politik i Sali Berishës. Ky është fakti real. Historia e PD është historia Sali Berishës, me të mirat dhe të këqijat e saj dhe Sali Berisha nuk është vetëm një individ, që është kryetar i PD, por është një simbol për atë parti, dhe do vazhdojë të ketë i tillë edhe kur nuk do jetë më”, tha ai.
Ai theksoi se arrestimi i Metës, dënimi i tij peronalisht, por dhe mbyllja në shtëpi e Sali Berishës krijuan perceptimin se nëse mbron kauzat opozitare duhet të paguash një kosto.
“Zgjedhjet në Shqipëri, raporti i OSBE ODIHR, Kanë pasuar parregullsi të ndjeshme. Nuk kam kompleks ta them, që Përdorimi i drejtësisë në mënyrë selektive apo politik, sigurisht që ka dëmtuar. I referohemi dhe rastit tim. Unë do kisha pasur rezultat të mirë besoj, përtej modestisë. Isha drejtues politik në Elbasan. Në Korçe kam pasur rezultat pozitiv. Arrestimi i metës ishte arbitrar dhe jo i duhur në atë moment. Arrestimi i Sali Berishës, është arrestim, pavarësisht se në shtëpi dhe izolimi prej dhjetë muajsh në shtëpi, krijuan perceptimin dhe frymën se po qe se je opozitar do mbash kosto”, tha ai./abcnews.al


