Ervin Salianji ka shkuar mëngjesin e kësaj të premteje në selinë e Partisë Demokratike, një ditë pasi Apeli la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, me 1 vit burg për dosjen “Babale”.
Gazetarja Erneta Shevroja raporton se Salianji është takuar me Gazment Bardhin dhe Agron Gjekmarkajn, ku do të kenë konsultime për hapat që do të ndërmarrin.
Ndërkaq, në orën 12:0 pritet të mblidhet Grupi Parlamentar i PD.
“Qetësi në selinë blu. Salianji ndodhet me Gazment Bardhin dhe nënkryetarin e Kuvendit, Agron Gjekmarkaj. Ka një konsultim mes tyre për hapat që do të vijojnë. Salianji, publikisht ka thënë se do të bëjë vetëdorëzim në polici. Nga ana tjetër, selia blu është duke parë të gjitha hapat pas ngjarjes së djeshme. Mbrëmjen e djeshme, kryesia zgjati disa orë dhe u mor vendimi për të protestuar. Ka të bëjë me bllokimin e akeseve rrugore. Ditën e sotme, në orën 12:00, do të mbahet mbledhje grupi. Opozita do të jetë në rrugë, por gjithashtu edhe në parlament. Do të ketë tjetër mbledhje të Këshillit Kombëtar”, raportoi gazetarja Shevroja./abcnews.al



