Salianji në burg, Kuvendi njofton KQZ-në për vakancën

schedule14:46 - 2 Tetor, 2024

schedule 14:46 - 2 Tetor, 2024

Deputeti i partisë Demokratike Ervin Salianji ndodhet për burg, pasi u dënua me një vit për kallëzim të rremë.

Kuvendi iu drejtua me një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa e njofton për vakancën e krijuar pas ndërprerjes së mandatit për deputetin.

“Kuvendi i Shqipërisë ju njofton mbarimin përpara afatit të mandatit të deputetit të PD Ervin Salianji për shkak të dënimit të tij me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, njoftuar në seancën plenare të datës 30.09.2024. Sa më sipër në mbështetje të nenit 164 pika 1 të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin ligjor për të njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancës”, shkruhet në njoftim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!