Salianji në burg, Alizoti në Elbasan/ Berisha e vendos drejtues qarku, Topallit “i jep” Diasporën

schedule18:40 - 5 Nëntor, 2024

schedule 18:40 - 5 Nëntor, 2024

Në këtë karrige ku qëndroi jo shumë gjatë Ervin Salianji do të ulet deputeti Tomor Alizoti. Vendimi i zëvendësimit është firmosur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, këtë të martë, ndërsa vendi i drejtuesit politik të PD-së për Elbasanin ishte bosh, që prej fundit të shtatorit, kur ish-deputeti u burgos.

Me këtë firmë të Berishës, Tomor Alizoti që gjatë 2021 drejtoi qarkun e Beratit, do të zhvendoset në Elbasan, për të drejtuar demokratët atje, gjatë kësaj fushate të ethshme kur opozitaret, përpara se të tentojnë rotacionin, do tentojnë te forcojnë pozitat e dobësuara, krahasuar me vitin 2021z

Berisha ka firmosur dhe për rikthimin e Jozefina Topallit, që është e vetmja grua në armatën e burrave, drejtues të fushatës.

Ish-kryetarja e Parlamentit do të jetë përball Taulant Ballës së PS-së, që ka nisur takimet me diasporën prej fillimit të shtatorit.

Berisha i ka besuar Topallit, dikur dora e djathtë e tij, më të panjohurën e këtyre zgjedhjeve, votën e diasporës.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë, ndërsa Berisha ka caktuar dhe një mbështetës të Belind Këlliçit, drejtuesit të qarkut Tiranë, kryebashkiakun Fisnik Qosja, që do të drejtojë bashkinë e Kavajës dhe Rrogozhinën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!