Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, Ervin Salianji po zhvillon takimet në terren me qytetarë, në kuadër të fushatës elektorale.
Salianji përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se energjia e të rinjve, kontributi i demokratëve me përvojë, padurimi i qëndrestarëve janë kombinimi fitues.
“Korçë, në lagjen 5
Varfëria, papunësia dhe mjerimi i qytetarëve shoqërohet dhe me diskriminim dhe braktisje!
Partia Demokratike do ta ndryshojë këtë gjendje! Ne do të hapim vende pune, do ndihmojmë ata që meritojnë me ndihmë ekonomike deri ne 200 mijë lek të vjetra dhe do të ulim çmimin e energjisë”, shkruan Salianji./abcnews.al