Salianji: Nuk bëni dot gangsterin, s’mbulohet manipulimi me sherre. Revoltohet Gjylameti

schedule16:47 - 18 Tetor, 2021

schedule 16:47 - 18 Tetor, 2021

Gjuha e përdorur në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është bërë temë debatesh. Fillimisht diskutimet kanë nisur për shkak të gabimeve në rregullore të nënvizuara nga Nasip Naço por edhe nga përfaqësues të tjerë të mazhorancës.

Kryetari i Komisionit hetimor Enkelejd Alibeaj ka kritikuar Naçon për gjuhën që ka përdorur. Në vijim të këtij debati është përfshirë edhe Ervin Salianji dhe Blerina Gjylameti. Salianji, i kërkoi kolegëve të mazhorancës të mos bëjnë gangsterin, pasi sipas tij nuk do të arrijnë dot ta fshehin manipulimin e bërë në zgjedhje. Pas kësaj gjuhe Gjylameti ka kritikuar Alibeajn duke e cilësuar sjelljen e tij të njëanshme.

Diskutimet:

Alibeaj- Naços: “Terma të tillë që sapo përdore, do ta shohësh apo çfarë është e udhës të mos përdoren më në këtë komision, si bën mirë juve dhe as këtij komisioni. Jam i kujdesshëm i qetë dhe po bëj maksimumin për ta bërë punën e këtij komisioni të futet në rrugë të mabrë një orë e më parë”

Ervin Salianji: Ka vetëm një element që më bën përshtypje, ne jemi në shumë komisione. Këta kolegët përballë kanë një agresivitet. Flasin në mënyrë të njëkohëshme, se bëjmë ne këtë pavarësisht se kemi  1000 arsye më shumë se ju. Nuk mbulohet manipulimi  as me sherre e shamat. Është proçedurë, ju nuk bëni dot gangsterin këtu, mos e bëni se nuk ka sens kjo, ju duhet të ruani etikën e të mos e shfaqni kaq shumë problematikën që keni.

Blerina Gjylameti: Kam mbetur me dorën lart

Alibeaj: Smund t’ja lënë gishtar lart Gjylametit

Blerina Gjylameti: Të jeni kryetar su jep asnjë të drejtë më shumë sesa të respektoni të 2 palët dhe jo të interpretoni. Sepse në këtë aspect cënojmë bashkëpunimin. Naço mori  fjalën disa herë ja ndërpretë. Të vazhdojmë me zgjedhjen e sekretarit dhe pastaj me planin paraprak të hetimit. Salianji përmendi disa terma që si shkojnë. Kur thoni që sduhet të përdorim terma të tillë, duhet ta keni për të dyja palët dhe jo vetëm për 1 palë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!