Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në Korçë, Ervin Salianji në një bisedë të shkurtër me disa qytetarë që ishin duke luajtur domino në cep të një rruge.
Në një video të shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, Salianji përcjell mesazhin se këto zgjedhje kryeministrit Edi Rama do t’i “lihet dopio gjashta në dorë.”
“Do t’i lëmë dopio gjashtën në dorë?✌️ Shqiptarët dinë të flasin me gjuhën e tij dhe presin t’i japin koston për zhgënjimin e tetë viteve. #PD9,” shkruan Salianji në postimin e tij.
Banorët në video i thonë Salianjit se në fakt nuk kanë votuar për PS-në asnjëherë. sb/abcnews.al/