Salianji: Ky buxhet nuk adreson asnjë shqetësim të shqiptarëve, ka vetëm para për oligarkët

schedule12:03 - 16 Nëntor, 2021

schedule 12:03 - 16 Nëntor, 2021

Pas tensioneve mes tij dhe Erion Braçes, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji foli për buxhetin e vitit 2022, për të cilin është mbledhur edhe Kuvendi.

Salianji tha se ky buxhet, ndonëse socialistët e ciësojnë si më të mirin, nuk adreson asnjë problem  të shqiptarëve. Sipas tij qeveria nuk ka asnjë investim, por para për oligarkët.

Lexo edhe: “Je te përgjimet e Rezart Taçit”, përplasje fizike Salianji-Braçe në Kuvend: O kone, mbylle!

“Veshja u bën sa buxheti për 5 mijë familje në vit. Ju bëni që bëni si më të shqetësuarit. Flisni ju për buxhet kur janë trefishuar çmimet. Kostoja e jetesës ka shkuar në stratosferë. Talleni ju dhe thoni buhet drejtësi sociale. Thoni q ky është buxheti më i madh. E vërteta është që ky buxhet është borxhi më i madh. drejtësi sociale në këtë vend ku pesë vetë kontrollojnë 90% të ekonomisë shqiptare. Keni shkatërruar konkurrencën ne biznes. Për çfarë po flisni tjetër? vetëm sipas Eurostat thotë kanë kërkuar 380 mijë kërkesa për azil ekonomik. Çfarë po ndodh sot në Shqipëri dhe se çfarë nuk adreson ky buxhet. Ndërkohë që në Shqipëri ndodhin krime, të gjitha pa autor, gjenden vetëm makinat e djegura. Policia shërben vetëm si agjenci telegrafike.

Ky buxhet nuk adreson asnjë prej shqetësimeve të qytetarëve. Ka tetë vite rruga Qukës-Qafë Plloçë që është lënë gati dhe nuk është përfunduar. Rrugët e lënë në kohën e PD, sot nuk ka asnjë investim qeveria. Ka vetëm para për oligarkët,” deklaroi deputeti. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!