Deputeti demokrat, Ervin Salinaji ka akuzuar qeverinë për menaxhimin e zjarreve në jug.
Teksa flet me ton ironizues ndaj ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, Salianji i thotë se qeveria nuk bën asgjë për zjarret.
Lexo edhe: Evropa po digjet, Greqia dërgon për herë të dytë avionë në Shqipëri për të shuar zjarret
Ndërkohe Peleshi iu përgjigj duke thënë se në malin e çikës ka mbi 100 forca të armatosura për të vënë nën kontroll zjarrin dhe se zjarri nuk rrezikon zonat e banuara.
Pjesë nga diskutimi
Ervin Salinaji: Çfarë bën qeveria kur bie zjarr? Thotë se kemi çuar 100 zjarrfikës, del perfekti dhe thotë kemi mbledhur 10 njerëz.
Shyqyr që u zgjuat dhe çuat dy avionë.
Niko Peleshi: Janë dy avionë, po fluturojnë aktualisht mbi malin e Çikës. Ka 100 forca të armatosura në malin e Çikës. Nuk ka asnjë rrezik për banesat.
Kujtojmë se Greqia dërgoi sot dy avionë për të shuar zjarret në jug të Shqipërisë.
Në veçanti, Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Yanes Lenarsic, në një postim në Twitter, thekson: “ Nxehtësia po godet edhe Evropën Juglindore, ka rrezikshmëri të lartë zjarresh. Pas një kërkese për ndihmë nga Shqipëria, nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Greqia ofroi ndihmë. Dy avionë zjarrfikës janë nisur tashmë drejt Shqipërisë.”
Nga ana e tij, përfaqësuesi përgjegjës Balas Uzvari vuri në dukje se “dy grekë Canadair tani janë nisur drejt vendit tonë”.
Kjo është hera e dytë për këtë vit, që Greqia i përgjigjet kërkesës së Shqipërisë për të dërguar avionë në vendin tonë.
Ndërkohë Evropa është prekur nga temperaturat ekstreme të cilat kanë shkaktuar zjarre dhe djegien e mijëra hektarëve. Zjarret vazhdojnë të shpërthejnë në pjesën më të madhe të Evropës mes një vale të të nxehtit ‘mbytës’ me temperatura që tashmë janë rritur në 45 gradë celcius dhe pritet të rriten edhe më shumë.
Portugalia është shkatërruar nga flakët e shumta që kanë pushtuar lagjen e Quinta do Lago ku pronat shiten nga 1 milion deri në 9.5 milion paund, ku gjithashtu ndodhet edhe shtëpia e yjeve si Roman Abramovich , Duncan Bannatyne, John Terry dhe Steven Gerrard.
/abcnews.al/