Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ervin Salianji gati për pushime/ Lirohet 3 muaj para

schedule12:15 - 8 Korrik, 2025

schedule 12:15 - 8 Korrik, 2025

FIER- Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka pranuar kërkesën për lirim me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji.

Gjyqtari Noel Veizaj pranoi kërkesën, ndërsa me herët në seancë edhe prokurori Genci Mane dha dakordësinë për lirim me kusht të ish-deputetit demokrat.

Pasi la ambientet e Gjykatës së Fierit, Salianji pohoi për mediat se pasdite do mbajë konferencë në selinë e Partisë Demokratike.

“Do jem në konferencë në orën 17:00 në PD”, tha ai.

Në seancën e kaluar raporti i vlerësimit nga IEVP në Fier, rezultoi pozitiv, sipas avokatit mbrojtës Ledio Brahio.

Salianji ka deklaruar se është viktimë e një procesi të montuar politik dhe se është dënuar politikisht.

Ai është shpallur fajtor për kallëzim të rremë në lidhje me denoncimin e çështjes “Babale”.

Salianji përfundoi në qeli në tetor të 2024 pas vendimit të Gjykatës së Apelit në 26 shtator, e cila la në fuqi vendimin me 1 vit burg.

Në këto kushte janë përmbushur dy të tretat e dënimit dhe për këtë arsye ish-deputeti kërkoi lirim me kusht, kërkesë kjo, e cila u pranua nga gjykata.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!