Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Salianji kërkon energjizimin e PD”, Bejko: Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!

schedule20:23 - 18 Shkurt, 2026

schedule 20:23 - 18 Shkurt, 2026

Analisti Roland Bejko tha për Real Story se jo çdokush është në gjendje të mbledhë mbështetës në salla, duke vlerësuar aftësinë e Ervin Salianjit për të krijuar komunikim politik brenda PD-së.

Ai u shpreh se Salianji nuk flet me gjuhën e Berishës dhe se ka dalë me idenë për demokratizimin dhe energjizimin e partisë. Sipas Bejkos, nëse hyn te Berisha me mendjen tënde, del me të Berishës, duke theksuar se brenda partisë është e vështirë të komunikosh me figurat pas tij.

” Jo çdokush në këto salla do duartrokitej. Jo çdokush është në gjendje të mbledhë njerëz në salla. Salianji e ka krijuar këtë aftësi, e njoh Salianjin dhe brenda PD e kam mbështetur dhe i kam parë aftësitë. Kur Berishës i duhej një hero, e ndihmoi profilin e Salianjit tek militantët. Me këtë kartë, Salianji ka të drejtën e tij të krijojë një komunikim politik.



Salianji nuk flet me gjuhën e Berishës. Tezat e tij kanë ardhur në kreshendo; që në fillim Salianji nuk ka dalë të vërë një shishe, por ka dalë me idenë të fillonte demokratizimi dhe energjizimi i PD. Në një parti ku të tjerët nuk kanë asnjë ide, kam testuar figurat pas Berishës, është e pamundur të komunikosh me ta.

Anëtarët e kryesisë së Berishës, të gjithë përveç Shehut dhe Nokës, më kanë thënë që në fillim: bravo ju qoftë për qëndrimet që mbani. Po hyre te Berisha, hyn me mendjen tënde dhe del me të Berishës. ”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!