Salianji drejt burgut/ Elezi: Të gjithë në opozitë janë rritur me një mjedis sajesash. Nura: Përgjegjësitë janë individuale

schedule13:43 - 27 Shtator, 2024

schedule 13:43 - 27 Shtator, 2024

Ndërkohë, që deputeti Ervin Salianji është në pritje të arrestimit të tij, pasi Apeli la në fuqi dënimin me 1 vit burg, për çështjen “Babale”, deputeti Ibsen Elezi thotë se një pjesë e mirë e opozitës e kanë në gen shpifjen.

I ftuar në “News Line”, ai thekson se fryma është krijuar që nga koha e sistemit komunist.

Për opinionin publik, së pari duhet t’i referohemi shpifjes si veprim, pasi është i dënueshëm jo vetëm me normat fetare, por dhe me moralin shoqëror të ndërtuar me mijëra vjet. Shpifja në fakt më shumë rëndon shpifësi, sepse personi për të cilin shpifet koha e vërteton.

Në rastin e asaj që thotë Salianji është e vërtetë, ti mundet t’i referohesh këtij fakti publik, pra do të sulmonte ministrin për shkak se vëllai i vetë i dënuar në Itali jeton dhe policia nuk kryen detyrën e vetë sepse e ka vëllain ministër. Edhe për këtë penalizohet deri në dorëheqje. Ndërsa pjesa tjetër qendron në faktin e një inçizimi, i cili ka qenë një sajesë. Për mua kjo nuk është e nevojshme, por këtu te ne ndodh, pasi Salianji dhe të gjithë ata janë atje, janë rritur në një mjedis sajesash.  Në përgjithësi, ne i kemi sajesat dhe shpifjet në kohën e komunizmit. Një pjesë e mirë në kohën e komunizmit kanë shpifur sepse ishte trysnia për të futur dikë në burg”, tha Elezi.

Ndërsa, gazetari Artur Nura u shpreh se përgjegjësitë janë individuale, ndryshe nga diktatura që ishin shoqërore.

“Është një banalizim i politikës për momentin tim. Tani sipas analizës time, besoj që ka një politizim të çështjes, në rastin kur qytetarët nuk i referohen shpifjes si proces juridik. Në krahun tjetër ka qene një person i dënuar në Itali që fati ka dashur të jetë vëllai i ministrit të Brendshëm dhe përgjegjësia juridike nuk është kurrë familjare, përveç se në rastin e diktaturave. Politikani në fjalë, ka bërë këtë element, dhe ky informacion nuk shkon. Fakti që Salianji është në një proces juridik por politik, kështu që besoj po i japim opozitës motivacion që të ketë sa më shumë mbështetje. Bie fjala zoti Ibseni është nga pjesa e moderuar, po do të eklipsohen më shumë këta politikanë, sepse një djalë i ri do të shkojë në burg. Përgjegjësitë dhe detyrat janë individuale“./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!