Salianji, “dënimi” i dytë/ Deputeti humb mandatin dhe të drejtën e zgjedhjes

schedule14:09 - 26 Shtator, 2024

schedule 14:09 - 26 Shtator, 2024

Nga ky moment, Ervin Salianji humb mandatin e deputetit. Sipas nenit 71.1 të kushtetutës, deputeti e humb mandatin e tij kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Ndërkohë, sipas ligjit të dekriminalizimit, Salianjit i ndalohet të rikandidojë në zgjedhje për të paktën 5 vite.

“Automatikisht i rrëzohet mandati i deputetit dhe rrjedhimisht të ekzekutohet vendimi. Salianji nuk mund të garojë sepse ndalohet nga ligji i dekriminalizimit. Ky dënim e përjashton atë të marrë pjesë për pesë vite në funksione publike.”, raportoi gazetari Ermal Vija.

Ndërkaq, PD thirri një mbledhje urgjente, pas vendimit të Apelit për Salianjin. Gazetrarja e ABC News, Erneta Shevroja raportoi se Salianji nuk do mund të kandidojë për zgjedhjet parlamentare të 2025 dhe nuk do të ushtrojë detyrën e drejtuesit politik të PD për qarkun e Elbasanit.

“Kjo mund të jetë hera e fundit e Salianjit në Parlament, pasi vendimi i Apelit është i formës së prerë. Parlamenti do të duhet të vendosë si do veprojë me hallkën e imuniteteve dhe dorëzimin e mandatit te organet ligjzbatuese. Ka një nen, 71 i përcaktuar në Kushtetutë. Ajo që është e qartë, Ervin Salianji nuk do të mubd të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 2025 dhe nuk do ta shtrojë detyrën e drejtuesit politik për qarkun e Elbasanit. Sipas ligjit të dekriminalizimit, Salianji nuk do të ushtrojë detyrën publike për 5 vite. Këshilli i Mandateve, nëse mblidhet, do të jetë vetëm procedural, sepse vendimi është I formës së prerë. Vendin sipas listës shumëemërore të PD në 2021, vendin e Salianjit në Parlament, do e zërë Andrea Mano, ka qenë prefekt i qarkut” u shpreh Shevroja.

1. Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni
përkatës i zgjedhjeve.
2. Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit:
a) kur ai nuk bën betimin;
b) kur heq dorë nga mandati;
c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë të
parashikuara në nenet 69, 70 paragrafët 2 dhe 3;
ç) kur mbaron mandati i Kuvendit;
d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend;
dh) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

/abcnews.al