Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Salianji: Berisha, jep dorëheqjen!/ Thirrja nga Berati: Humbe zgjedhjet, largohu!

schedule19:24 - 18 Shkurt, 2026

schedule 19:24 - 18 Shkurt, 2026

Berisha në tunelin e vetmisë. Me një lider opozite që numrat i pakësohen në shesh, por shumë më pak i trokasin në derë, i vetëpërjashtuari Salianji, me qindra demokratë në salla, e preku aty ku i dhemb më shumë.

Nga Berati, ai tha se doktori mund të flasë, por problemi është se s’ka kush e dëgjon.

“Ne jo shumë kohë më parë, kur kishim situata të tilla, thërrisnim ambasadorët dhe ndërkombëtarët. Sot, fatkeqësisht, as nuk hyn e as nuk del asnjë ambasador. Raporti me ndërkombëtarët sot është edhe më keq se ai më parë.”



Nga Sukthi, dikur demokrat, Berisha u kundërpërgjigj.

“Ne sot kemi mbështetjen më të madhe politike nga ndërkombëtarët, nga partitë e qendrës së djathtë, 7 rezoluta. Bëhet një përpjekje për ta lënë vendin pa opozitë, për të shkatërruar opozitën. Për të mbajtur Opozitën që Duam.”

Por vetëm pak orë më parë në Tiranë, atij iu mbyll edhe një tjetër derë.

“Nuk do të takohem me Sali Berishën. Pas kësaj konference do të udhëtoj për në aeroport.”

McAllister e pa të arsyeshme të mos humbiste avionin e kthimit sesa të takohej me Berishën, kurse në zyrën e doktorit mbërriti asistenti i tij, Gahler, krah për krah me Jorida Tabakun, për t’u takuar vetëm 15 minuta në PD.

Ervin Salianji e ka edhe një ilaç se si doktori t’i japë fund vetmisë: të ikë bashkë me vetminë.

“Ne s’mund të jetojmë më me lavdinë e së shkuarës. Po e pyes nga këtu: me kë do kandidosh në prill, me veten?

S’ka më as pse kështu, as pse ashtu. Nëse kryetari i partisë nuk e bën fituese PD-në, atëherë kryetari jep dorëheqjen, i hap rrugë një procesi zgjedhor.”

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!