Ka vijuar debati në ‘Real Story’ mes deputetit Ervin Salianji dhe analistit Skënder Minxhozi. Deputeti ka deklaruar se Berisha ndryshe nga Basha del dhe bën betejë për të marrë votat.
Ndërsa, analisti i është kthyer duke i thënë se Berisha është non grata.
Salianji: Lulzim Basha ka qene i tërhequr. Ju e mbani mend që tre muaj pasi e mori vendimin unë nuk kam parë asnjë vendimmarrje tjetër, ku flitet për një personalitet politik që është më i miri. Edhe kjo ishte narrativa e Lulzim Bashës. Pra, unë e bëj këtë për të mirën e doktorit. Ky ishte gjithë thelbi i ditës kur mori vendimin dhe i ditëve më pas me të gjithë ne. ndërkohë, që nuk se kishte të njëjtën monedhë, ishte një agresion. Hapat e tjerë që merr zoti Basha, po ashtu nuk e kuptoj dot se kujt i shërbejnë. Pra, ndodhi situata e zgjedhjeve të 14 majit, sapo filloi ky debat, doli prap Basha në skenë dhe e mori vëmendjen. Unë jam i bindur që nëse nuk do të ishte një pengmarrje që po i bën Basha siglës së PD i ndihmuar nga qeveria, ky do të ishte komplet tjetër në raport me zotin Berisha në publikë dhe në PD.
Diferenca është se Zoti Berisha del dhe bën betejën dhe merr ca vota. Ndërsa ky tjetri i merr votat pa sigël, pa përfaqësim. Këto janë zgjedhje për primaret.
Minxhozi: Dua të shtojë diçka, zotëria i 500 mijë votave është non grada. Kjo nuk është analizë, kjo është real story siç jemi në “Real Story”./abcnews.al