Në gjykatë është regjistruar padia e radhës për ish-deputetin demokrat Ervin Salianji. Deputetja e mazhorancës Klotilda Ferhati e ka kallëzuar penalisht për deklaratat që ka bërë lidhur me pasurinë e saj dhe të bashkëshortit.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji vazhdon përballet në gjykatë me deputetë e përfaqësues të maxhorancës. Këtë të hënë ai është thirrur për padinë e bërë nga deputetja e PS Klotilda Ferhati, e cila e akuzon për shpifje. Salianji ka publikuar në media një raport financiar ku shpjegon se si ka ndryshuar pasuria e Ferhatit dhe bashkëshortit të saj, me ardhjen në pushtet të Socialistëve.
Pasi u njoh me padinë, Salianji u shpreh se i qëndron akuzave dhe se shumë shpejt do ta tregojë me fakte se kompania e bashkëshortit të deputetes së PS ka marrë tendera publikë./ABC News Albania 24/7