Salianji, akuza qeverisë: Nuk keni hallin e qytetarëve, paratë ua jepni një grupi oligarkësh

schedule15:00 - 30 Qershor, 2022

schedule 15:00 - 30 Qershor, 2022

Deputeti demokrat Ervin Salianji, nga foltorja e Kuvendit, ka akuzuar qeverinë se po “ushqen” një grusht personash dhe po lë në mjerim pjesën më të madhe të qytetarëve. Ndërsa solli në vëmendje deklaratat e ministrave që thanë sot se ka rritje të prodhimit të misrit e të grurit, Salianji pyeti se çfarë roli ka qeveria në këtë mes, pasi sipas tij, ndihma për fermerët e blegtorët ka qenë inekzistente.

“Gruri ka qenë i mbarë, misri është rritur, ku hyn qeveria këtu? Si i ka ndihmuar qeveria fermerët. Po çmimi i plehrave kimikë, po farat? Po çmimi i naftës?”

Më tej, Salianji kujtoi se dy rastet e sulmeve me tritol që iu bënë dy drejtorëve, një në Shkodër e një në Sarandë.

“Tritol në Shkodër, tritol në Sarandë. Ose këta janë njerëz të lidhur me krimin, ose autoriteti i shtetit merret nëpër këmbë nga bandidtët.”

Deputeti demokrat akuzoi qeverinë se në këtë kohë krize po pasurohet ndërsa për qytetarët e thjeshtë jeta bëhet gjithnjë e më e vështirë.

“Ç’është bërë në këtë kohë krize, paratë që merrni ua merrni akoma më shumë njerëzve. Paratë që po ua jepni një grupi oligarkësh do të mjaftonin që profesioneve të lira mos u rriten taksat. Nuk ka prioritete, kjo qeveri nuk ka hallin e qytetarëve.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!