Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

21 janari, Berisha: Garda qëlloi pa urdhër/ Por ish-kryeministri mbron krimin: Garda veproi sipas ligjit

schedule11:10 - 3 Nëntor, 2025

schedule 11:10 - 3 Nëntor, 2025

Pavarësisht se e ka quajtur edhe vetë “krim shtetëror”, pa dashje, Sali Berisha u shfaq sot para Prokurorisë së Posacme SPAK, duke mbrojtur me dashje dhunën dhe vrasjen e 4 protestuevse të 21 Janarit 2011, kohë kjo kur mbante postin e Kryminsitrit.

Prane deres se spak ku shkoi kete radhe per masen e sigurise, ish kryeministri ne kohen e protestes tha se ajo ishte proteste e dhunshme per marrjen e pushtetit, duke marre keshtu persiper pergjegjesine per goditjen me arme zjarri te tyre qe solli 4 te vrare dhe mbi 130 te plagosur. por per here te pare Sali Berisha hoqi pergjegjesine nga vetja dhe ja la ate gardes dhe ish kreut te saj Ndrea Prendi.

 “Nuk ka pasur asnjë urdhër absolutisht nga askush dhe nuk do mund ta gjejnë kurrë se ka pasur urdhër se nuk ka pasur urdhër. Garda ka vepruar në përputhje me ligjin dhe vetëm ligjin, të miratuar nga mazhoranca socialiste para ardhjes sonë në pushtet. Kaq.”

-Deklarata e berishes vjen nje dite pasi ai ishte i vetmi politikan qe bojkotoi funeralin e fatos nanos, te cilin tentoi ra rrëzonte nga qeveria ne 14 shtator me nje kryengritje te armatosur.

Pak dite me pare në Spak u paraqit  ish ministri i Brendshem Lulzim Basha lidhur me hetimin që po kryen Spak, per vrasjet e 21 Janarit. Per thirrjen e Bashes në Spak Berisha nuk bëri komente por hodhi akuza ndaj  kryeprokurores se atëhershme Ina Rama.

Organi i Akuzës në korrik 2024 regjistroi procedim penal për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, për  veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim”, “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe  “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Procedimi erdhi pasi Gjykata e Lartë vendosi një vit e gjysmë më parë të prishë vendimet e mëparshme të gjykatave dhe urdhëroi fillimin e hetimeve pas kallëzimit te bërë nga familja Nika ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha  ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha. dhe ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi se urdhëruan të qëllohej me armë ndaj pjesëmarrësve në protestë.

Ishte Vendimi i Gjykatës së Strasburgut që e quajti qartë krim shtetëror i hapi rrugë hetimeve të SPAK.  në vendim thuhej se hetimet ishin penguar nga qeveria e kohës dhe specifikisht ish-kryeministri Sali Berisha dhe kërkoi që hetimet e ngjarjes duhej të përfshinin zinxhirin komandues të Gardës së Republikës dhe jo vetëm oficerët që hapën zjarr.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga ana e Gardës së Republikës, më 21 janar 2011 përveç Aleks Nikës, u vranë dhe Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, si dhe u plagosën dhjetra protestues të tjerë.

Për vrasjen e Dedës, Myrtajt dhe Veizit, me 18 shtator 2013, Gjykata e Apelit në Tiranë e dënoi ish komandantin e Gardes Ndrea Prendin me 1 vit heqje lirie dhe Gardistin Agim Llupon me 3 vjet, duke arsyetuar se vrasjet ishin bërë nga pakujdesia.

Ndërkohë vrasjet e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës dhe plagosja me armë zjarri e te personave të tjerë, mbeten  pa autorë dhe prokuroria e pati pezulluar atë për vite me radhë në kërkim të provave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!