“Sali Berisha nuk më tremb”, kandidatja e PD në Vaun e Dejës: E vendosur në këtë rrugë, për jetë a vdekje

schedule12:03 - 27 Prill, 2023

schedule 12:03 - 27 Prill, 2023

TIRANË – Në studion e Tirana Live, kandidatja e PD për bashkinë e Vaut të Dejës, Klomentina Drini u shpreh e vendosur në vijimin e garës, pavarësisht presioneve për t’u tërhequr.

“ Që e vogël jam rrit me frymën se ca do me thënë demokraci. Mua s’më tremb jo Sali Berisha, po edhe sikur të cohen Sali Berisha me 40 hajdutët që ka pas vetes, e Tom Doshi me ca ka pas, e tjetri e tjetri, nuk i kam në listë hic kur vjen puna me mbrojt banorët e asaj zonë.

E kam vendos në këtë rrugë për jetë a vdekje me i pri kësaj rruge e nuk tërhiqem. Ditën që e kam pranu këtë pozicion nuk ka kthim pas, cilido qoftë presioni edhe sikur të më cënojnë pjesëtarët e familjes. Jo vetëm Vau i Dejës, por gjithë shqiptarët kanë nevojë për ndryshimin me pas një PD të fortë. Deputetët e PD e kanë harruar se janë zgjedh me votat e popullit.” u shpreh ajo./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!