Sali Berisha u rikthye në dyert e SPAK të hënën e 5 Janarit pas pushimeve për ndërrimin e viteve, për të firmosur masën e sigurisë detyrim pqaraqitje për dosjen “Partizani”. Shqetësimi i vetëm për të pas daljes nga SPAK ishte për gjetjet e SPAK për pasuritë e fëmijëve te tij.
“Konstatohet se shtetasja Argita Malltezi ka evidentuar në deklaratën e saj për vitin 1993 pronësinë vetëm të një apartamenti banimi me sipërfaqe 77 metër katrorë në rrugën Myzeqari, përfituar nga privatizimi, pjesa që zotëron një e treta e apartamentit. Gjithashtu Sali Berisha deklaron se zotëron një apartament 3 plus 1, të privatizuar, të drejtë reale zotërojnë bashkëjetuesit, bashkëshortja dhe djali. Tani kjo, se vajza ime dhe djali im, në përputhje me ligjin, vajza ime ka zotëruar një të tretën e apartamentit siç i takonte në atë kohë sepse ishte mbi 18 vjeç dhe ligji i privatizimit të banesave parashikonte që fëmijët mbi 18 vjeç të përfitojnë. Kjo është dhënë si një akuzë për korrupsion nga prokuroria politike.” Në fund Berisha tha se këtë vit do të largojë Edi Ramën me protesta dhe me votë të lirë.
Në dyert e Drejtësisë këtë të hënë e nisi edhe Ilir Meta, por pa surpriza. Gjykata e Posaçme rrëzoi, kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për lirimin nga qelia. Vetë Meta nuk mori pjesë në seancë. Ai kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë në një masë më të lehtë, me argumentimin se nuk përbën rrezik për prishjen e provave, intimidimin e dëshmitarëve apo të largohet nga vendi. Megjithatë ato nuk u morën parasysh nga gjykatësi Erion Çela, i cili vendosi të lerë në fuqi masat e sigurimit ndaj Metës me argumentin se mund te përsëriten veprat penale. Meta mbahet në paraburgimi që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, pasi SPAK, e dyshon për afërën korruptive CEZ DIA, për lobimin e LSI ne SHBA dhe për Pastrim të parave.
Këtë të hënë ka dështuar të zhvillohet sërish në Gjykatën e Posaccme seanca paraprake në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ky i fundit nuk u paraqit personalisht, ndërkohë qe mungonte edhe avokatja e caktuar kryesisht për të Valentina Teodoresku. Erion Veliaj ka pretenduar se furgoni i shoqërimit të Burgjeve është vonuar për ta dërguar nga paraburgimi i Durresit për ne Gkyaktën e Posacme. Kryebashkiaku i Tiranës e cilësoi këtë, ngelizhencë të qëllimshme por ky pretendim u hodh poshtë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Këto të fundit than zyrtarisht se kanë njoftuar në kohë Veliajn për përgatitjen dhe nisjen e tij drejt seancës gjyqsore, por kryebashkiaku ka refuzuar të dalë me pretendimin se mjeti i policisë së Burgjeve ishte vonuar. Veliaj kishte kërkuar të mbrohej vetë përpara GJKKO që në këtë mënyre t’i mundësohej dhënia e dosjes hetimore, pas refuzimeve të vazhdueshme që ai të lexojë fashikujt fizikisht. Seanca e radhës u caktua në datë 19 janar, ku pritet të vendoset kalimi ose jo për gjykim./abcnews.al


