Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen e privatizimit të ish-komplesit Partizani ku të pandehur janë marrë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndëri i tij Jamarëbr Malltezi dhe 3 persona të tjerë. Paraditen e së martës avokatia Klodiana Gjyzari që përfaqëson Berishën ka fimosur mbylljen e hetimeve dhe ka tërhequr dosjen hetimore.
Në të njëjtin proces, Gjyzari përfqaqëson edhe Andia Pustinën, që është marrë e pandehur për pastrim parash. Njësoj si Berisha edhe dhënderi I tij Jamarbër Malltezi nuk u paraqit në spak për mbylljen e hetimeve të nisura ndaj tij, por ishin avokatët mbrojtës që firmosën përfundimin e gjetjeve të SPAK. Të pandehur janë marrë edhe Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja që të mërkurën u njohën edhe me mbylljen e hetimeve.
Tashmë brenda 10 ditëve, pala mbrojtëse pritet të kundërshtojë gjetjet e prokurorisë dhe më pas dosja do të përfundojë në gjykatë. Spak pritet të kërkojë që ish-kryeministri Berisha të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv ndërsa Malltezi, përveç korrupsionit edhe për atë të pastrimit të parave. Ish-kryeministri Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar mbahet I izoluar në banesë. Me të njëjtën masë sigurie është hetuar edhe dhëndëri i Tij Jamarbër Malltezi, ndërsa, Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja janë hetuar në gjendje të lirë.
Prokuroria ka dyshime se Berisha në cilësinë e kryeministrit ka nxjerrë akte nën ligjore për të favorizuar dhëndërin e tij Jamarbër Malltezi që përfaqësonte familjet e ish-pronarëve duke përfituar padrejtësisht sipërfaqen e tokës./abcnews.al