TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe të pandehurit e tjerë për dosjen “Partizani”.
Ajo do të mbahet më 13 mars, në orën 09:30.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raportoi se sot noterja Andia Pustina dhe përfaqësuesit e kompanisë së ndërtimit Homeplan kanë paraqitur argumentet e tyre mbrojtës para gjykatës mbi këtë çështje.
Në përfundim, do jetë gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila do të shprehet për kalimin ose jo në gjykim të dosjes./abcnews.al

