Jurgen Klopp këmbëngul se Mohamed Salah nuk është në shitje dhe është i përkushtuar te Liverpooli mes interesit të vazhdueshëm nga Arabia Saudite.
Mediumi “The Athletic” raportoi të enjten se skuadra e Superligës së Arabisë Saudite, Al Ittihad, kishte rindezur interesin e tyre për sulmuesin egjiptian.
Ky medium shtoi se klubi saudit ishte i gatshëm ta paguante mbi 100 milionë euro te “Reds” dhe ta bënte egjiptianin më të paguar se Cristiano Ronaldo. Megjithatë, është e paqartë në këtë fazë nëse një marrëveshje për Salah do të realizohet, me Liverpoolin që 31-vjeçarin nuk e ka në shitje.
Agjenti i Salah kishte hedhur poshtë raportet në fillim të gushtit që lidhnin lojtarin me një lëvizje në klubin e Arabisë Saudite, ndërsa tani edhe Klopp këmbëngul të njëjtën gjë.
“Nuk ka asgjë për të folur nga këndvështrimi ynë. Nëse do të kishte diçka (një ofertë), atëherë përgjigja do të ishte jo”, ka thënë Klopp.
I pyetur nëse Salah është ende i përkushtuar ndaj Liverpoolit, Klopp tha: “100%”./ h.ll/abcnews.al
“It would be a NO”. Klopp, very clear on Mo Salah and Al Ittihad stories ⛔️??
? @footballdailypic.twitter.com/VcVUJUkPqw
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 25, 2023