Një vit më parë, ëest Ham pagoi 40 milionë euro për ta sjellë në Angli, direkt nga Holanda dhe investimi i bërë te Mohamed Kudus nuk rezultoi aspak i gabuar, nisur nga kontributi i tij.
7 gola dhe 4 asistime në Premier League janë padyshim një rezultat i kënaqshëm për klasën e vitit 2000.
Shifra që shtynë emrat e mëdhenj anglezë të mendojnë më shumë se një herë për lojtarin. Ndër këto, siç raporton portali iberik “Fichajes.net”, Liverpool është duke e konsideruar seriozisht, me “The Reds” që po presin lamtumirën e mundshme të Salah në fund të sezonit.
Egjiptiani është në syrin e klubeve arabe, gati për të bërë dush me para si lojtarin ashtu edhe klubin anglez. Në rast të largimit të “faraonit”, Liverpool mund të investojë një pjesë të të ardhurave nga shitja e tij për 23-vjeçarin ganez të ëest Ham.
Kudus konsiderohet nga drejtuesit e “Reds” si zëvendësuesi ideal për Salah, falë shkathtësisë dhe aftësisë së tij për të luajtur në krahun e majtë, një rol i ngjashëm me atë të egjiptianit./h.ll/abcnews.al