Mo Salah ka pranuar një ofertë joshëse nga një ekip i Arabisë Saudite, sipas raportimeve në Angli.
Siç raporton uebfaqja “football365”, mesfushorit egjiptian është afruar nga një skuadër e Arabisë Saudite, e cila i ka ofruar një kontratë të pasur, me yllin 31-vjeçar të futur në mendime.
Publikimi thekson në fakt se Salah u ka dhënë “dritën jeshile” sauditëve, për të nisur kontaktet me Liverpoolin.
Nga ana e tij, Liverpool nuk tregon prirje për të lënë Salah të largohet, pasi së fundmi ai rinovoi dhe është një çelës kyç në planet e Jurgen Klopp. /G.D abcnews.al/