Sukseset i ka pasur të mëdha, por siç thuhet nuk mund të mburresh me çfarë ke qenë.
Mohamed Salah ka hyri me meritë të plotë në historinë e Liverpulit si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohëve për skuadrën madhështore angleze, dhe siç theksojnë në Angli, ai mund të bëjë një shërbim të fundit në “Anfild” përpara sesa të ulë siparin.
Në një analizë interesante në tabloidin “Deili Meil”, theksohet se “Faraoni” egjiptian mund të ndihmojë ekipin të fitojë Championsin, si dhe që të kualifikohet në Champions nga Premier Liga për edicionin e ardhshëm.
Kjo do të thotë se ai mund të ndihmojë atë që cilësohet si “armiku I tij”, trajnerin Arne Slot, ndërsa sezonin e kaluar, siç theksojnë burime brenda klubit, u përpoq që ta shkarkonte holandezin.
Nuk dihet nëse Salah do ta bëjë këtë, por klasi I tij është aq I madh saqë besimi mbetet, madje I patundur.
Kjo, edhe pse këtë edicion ka qenë hija e vetvetes me vetëm 10 gola e 9 asistë në 32 ndeshje në kampionat, Champions, Kupë e Superkupë.
Nivelet e tij kanë qenë krejt të tjera.
Sidoqoftë, shanset I ka përpara dhe pikërisht mund të frymëzohet nga ai që vlerësohet si turi I tij I lamtumirës, sepse në qershor do të largohet nga stadiumi “Anfild”.
Liverpuli ka edhe 7 ndeshje në Premier Ligë, në përpjekje për të arritur katërshen e parë, ka edhe Ligën e Kampionëve, ndërsa në çerekfinale do të ketë duelin e dyfishtë ndaj Paris SG, kampion të Europës në fuqi.
Nëse I shkon deri në fund, do të luajë gjithsej 5 ndeshje në Europë, e ku I dihet Salah mund të fitojë me të kuqtë titullin e tij të dytë në Champions, dhe të 7-in në historinë e klubit.


