Salah besnik ndaj “Të Kuqve”, “faraoni” kërkon qëndrimin në “Anfield”

schedule20:16 - 29 Nëntor, 2024

schedule 20:16 - 29 Nëntor, 2024

Largimi u përfol gjatë, por në fund duket se nuk do të braktisë “shtëpinë” e tij.

Prej kohësh tashmë “faraoni” egjiptian, Mohamed Salah është aluduar për një kalimi në Arabinë Saudite, pas përfundimit të kontratës te “Të Kuqtë” e Liverpool, mirëpo ardhja e teknikut Arne Slot duket se ka ndryshuar shumë tek e ardhmja e anësorit të sulmit.

Të paktën kështu ka raportuar gazetari i mirënjohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili i ftuar në një emision është shprehur se Salah është i lumtur në “Anfield” dhe shpreson te një kontratë e re me “gjigantët” anglez.

“Arne Slot është shumë i lumtur me të dhe ata duan ta mbajnë atë në klub, kështu që për momentin gjithçka varet nga negociatat që do të zhvillohen midis Salah dhe Liverpool në muajt e ardhshëm.

Situata me Mo është mjaft e qartë. Ai do të ishte shumë i lumtur të vazhdonte te Liverpool, mund ta konfirmoj këtë. Mendoj se kjo është një pjesë e rëndësishme e historisë.

Mo do të donte të qëndronte në klub. Mo është shumë i lumtur në Liverpool. Mo beson se e ardhmja e tij mund të jetë ende në Ligën Premier dhe një fanellë të Liverpool-it, kështu që mesazhi nga lojtari është i qartë”,- është shprehur gazetari italian.

Ndërkaq, kujtojmë se deri më tani Salah po kalon një moment magjik në “Anfield”, teksa në tre ndeshjet e para të sezoni ka shënuar 3 gola, si dhe ka arritur të asistojë 3 të tjerë. /i.m /abcnews.al