“Sakrifikove çdo gjë për ne”, Gjiko emocionon me urimin për ditëlindjen e Elitës

schedule20:37 - 28 Qershor, 2021

schedule 20:37 - 28 Qershor, 2021

Elita Rudi feston sot 28 vjetorin e lindjes. Moderatorja bukuroshe ka zgjedhur t’a festojë në Turqi së bashku me bashkëshortin Gjikon dhe dy fëmijët e tyre, Zërin dhe Botën. Ata kanë udhëtuar me jaht nëpër Stamboll, ku Elita ka marrë si dhuratë nga Gjiko një tortë shumë të veçantë, në të cilën shfaqet moderatorja shfaqet me dy të vegjlit e saj dhe me një girë palestre në dorë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi)

“Gëzuar ditëlindjen grua e fortë”, shkruhet mbi tortë.

Ndërkohë, në foton ku shfaqen duke u puthur, reperi i ka bërë Elitës një urim tepër emocionues.

“Urime ditëlindja gruja jem! Ti ma bone jetën e ombël, mi dhurove dy engjëj, ti sakrifikove çdo gjë për ne. Ti na bone prioritet ne jetën tënde. E gjithë çfarë dua të bëj është që të plakem bashkë me ty”, ka shkruar ai./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!