Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sakrificat për futbollin në kohë pandemie, historia e pabesueshme e Krishna

schedule16:17 - 18 Nëntor, 2020

schedule 16:17 - 18 Nëntor, 2020

Lojtari i ATK Mohun Bagan, Roy Krishna, ka bërë gjithçka që të bashkohej me skuadrën e tij në Indi, e cila ishte pothuajse e pamundur për shkak të pandemisë së koronavirusit. Futbollisti me origjinë indiane që ndodhej në Fiji udhëtoi plot 40 ditë, ndërroi 4 avionë në tre shtete të ndryshme si dhe bëri plot 30 ditë karantinë për të kapur në kohë fillimin e sezonit në Indi.

“Isha shumë paranojak. Pastrohesha gjithë kohën dhe çdo gjë që prekja e bëja me peceta alkoli dhe më pas e pastroja. Për të kapur përgatitjet e ATK Mohun Bagan që do të fillonin në fund të nëntorit unë u nisa gati një muaj përpara. Bëra një fluturim rreth një orë deri në Nadi, ku ndodhet dhe aeroporti ndërkombëtar. Pas kësaj udhëtova drejt Auckland për tre orë e gjysmë, por këtu duhej të bëja dhe një karantinë prej 14 ditësh”, deklaron lojtari.

 

“Pasi përfundova karanitnën udhëtova drejt Zelandës së Re, shtet në të cilën unë kam dhe nënshtetësinë. Atje kam mundur të shijoj disa ditë plazh apo kam luajtur dhe golf. Kam takuar dhe të afërmit, të cilët i kam atje. Më pas ishte radha për në Sidnej. Për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme të rregullave, unë u detyrova t’a vonoja disa herë fluturimin tim për disa ditë. Më duhej patjetër të shkoja në Sidnei në mënyrë që të merrja linjën për në Delhi”, shpjegon 33-vjeçari.

Në 14 tetor ai udhëtoi nga Auckland drejt Sindejt për tre orë dhe ishte i detyruar të kalonte dy ditë në karantinë në qytetin australian. Më pas arriti në Delhi në 17 tetor pas 13 orësh në fluturim, ku gjithashtu bëri një natë karantinë. Ditën tjetër, Krishna mori avionin për Goa, ku dhe aty kaloi 14 ditë në karantinë ashtu siç e do protokolli.

 

“Gjëja e parë që bëra ishte takimi me shokët e skuadrës. Ishte bukur t’i takoje sërish ata. Gjithashtu isha i lumtur që mund të qëndroja jashtë dhe të thithja ajër të pastër, ajër Goani. Ishte një ndjesi sikur kthehesh në shtëpi”, përfundon lojtari, i cili e përmbushi me sukses misionin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!