Apeli i GJKKO ka lënë në qeli Izmir Sakicën dhe Samuel Troshani, duke mos ndryshuar masën e sigurisë.
Kjo masë është dhënë për ngjarjen e ndodhur në gusht të 2024 në Rranxë të Bushatit, ku pati përplasje me armë zjarri me grupin e Aleksandër Prendit.
Nga hetimet e SPAK, rezulton se më 23 gusht në vitin 2024, rreth orës 17: 00 të pasdites personat nën hetim Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka bashkë me persona të tjerë janë nisur të organizuar me mjete të blinduara në drejtim të fshatit Rranxë, në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës.
Personat nën hetim kanë qenë të armatosur dhe ka dyshime të arsyeshme, se ata kanë shkuar në këtë zonë me qëllim vrasjen e Andrea Prendit, dhe familjarëve të tij, banorë të kësaj zonë.