Saka: Dokumentet e dhuruara verifikohen nga Instituti i Policisë Shkencore

schedule15:14 - 25 Shkurt, 2019

schedule 15:14 - 25 Shkurt, 2019

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka hedhur poshtë akuzat sipas të cilave ky institucion pranon dokumente të falsifikuara të pronave, të cilat më pas përdorën si provë në gjykatë.

Zëdhënësja saktëson se prej vitit 2017, dokumentet që i dhurohen Arkivit të Shtetit mbi pronat, verifikohen nga Instituti i Policisë Shkencore.

“Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nuk ka pranuar në asnjë rast fotokopje, por vetëm dokumente origjinale në arkivë. Komisioni i ekspertizës merr për bazë ekspertizën e Institucionit të vetëm shtetëror për verifikimin e origjinalitetit të dokumentit që është Instituti i Policisë Shkencore prej vitit 2017. Publikimi i një hetimi për të cilën Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nuk ishte në dijeni përbën një tendencë për prishjen e imazhit të institucionit dhe jo për gjetjen e së vërtetës. Ne presim kënaqësi dhe zell të përballemi në gjykatë me çdo institucion ligjor”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!