Saimir Kumbaro: Muzeu i filmit, jo pa konsulencën e kineastëve

schedule17:19 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 17:19 - 16 Dhjetor, 2020

Nga Leontina Nika

Regjisori  Saimir Kumbaro,  përpjekjen e  Ministria së  Kulturës  për kthimin e Ish- Kinostudios “Shqipëria e re në një ‘Park Arti”, e  veçmas në një muze filmi e sheh pozitive, por  nuk harron të kthejë në kujtesë tentativën e projektit  të vitit 2011 nga ish drejtori i Alba Film, Fatmir Musaj, projekt i cili mbeti në sirtar.

“Pati një projekt dhe u dhënë dhe lekët që në atë kohë ishin shumë, por që ngeli si gjithçka vetëm një dëshirë. Sot këtë projekt nuk e shikoj të largët nëse ka para dhe dëshirë”, ka thënë Kumbaro.

Muzeu i  filmi, duhet të bëhet përmes marrjes së mendimit të kineastëve. Takimi që zhvilloi  ministria e kulturës, në diskutimin me arkitekt  vendas dhe të huaju, ishte pa prezencën e kineastëve.

Puna është se njerëzit që janë marrë me muzeun e filmin duhet të jenë kineast pasi ato dinë çfarë duan, nuk mund ta jetë gjithkush. Ka piktorë që kanë bërë filma  që mund të flasin për –pjesën e kostumagrafisë. Deri më tani nuk kanë marr mendim, por nuk jam xheloz, mjafto të marrin një person që e di historinë”, ka thënë ai.

Megjithëse shumë  objekte  të rëndësishme , për të ndërtuar narrative , e filmit shqiptar ne 60  vite janë zhdukur  sipas Kumbaros, e ku ai  përmend  armët , piroteknike, përdorur në filma apo makinave të kohës, si dhe kostumet.

Disa dëshmi, si kostumet, bishtalecin e Tinka Kurtit që ka pas te filmi Tana, etj, mund të ishin dëshmi për të treguar një vlerë. Nëse duhet që të bëjnë një muze duhet ti ribëjnë këto. Në arkivin e filmit janë interesuar dhe ka kamera që mund të jenë aty”, ka thënë ndër të tjera ai.

BE ka dhënë 1 milion  euro për  të mbështetur  muzeun e filmit , ku parashikohet  të ketë hapësira për aktivitete kulturore, të zhvillohet industria kreative; por  veçmas do të ketë edhe parqe të gjelbra për qytetarët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!