Në nderim të kujtimit të nënkomisarit të vrarë një ditë më parë në krye të detyrës në Lezhë, në vendin e ngjarjes këtë të mërkurë janë vendosur lule.
Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al shihet se një buqetë me lule ndodhet në lagunën e Kune-Vainit në Ishull Lezhë, si një simbol për të përkujtuar 44 vjeçarin Saimir Hoxha.
Nënkomisari është vrarë në momentin që ka shkuar për të asgjësuar bimë narkotike në një zonë ku kishin marrë informacion, gjatë operacionit ato janë ndeshur me një makinë ku ndodheshin tre të rinj, mes tyre edhe Aldi Rama i cili ka qëlluar për vdekje drejt Saimir Hoxhës.
Ndërkaq për arrestimin e tij Rama ka qëlluar veten me pistoletë, dhe nga plagët nuk ka arritur që të mbijetojë.
Ndërkohë në Pallatin e Kongreseve po zhvillohen dhe homazhet në nderim të policit Saimir Hoxha. /abcnews.al