Saimir Braho në “Refleksione”: Sot artisti është kthyer në shërbim të tekave të publikut

schedule20:22 - 15 Prill, 2021

schedule 20:22 - 15 Prill, 2021

Ish-pjesëtari i grupit Ritfolk, Saimir Braho deklaron se artisti sot është kthyer në shërbim të tekave të publikut.

I ftuar në emisionin “Refleksione”, Braho theksoi se dikur artisti përpiqej fort, shkonte tek publiku, mundohej ta zgjonte,  për të vërtetat e ndryshme.

Saimir Braho sqaron se sot artisti është kthyer gati në një shërbëtorë, në shërbim të tekave të publikut,sikur publiku të një menu në restorant edhe të zgjidhte çfarë donte ai.

Dikur ka pasur një marrëveshje tjetër midis publikut dhe artistit. Artisti përpiqej fort, shkonte tek publiku, mundohej ta zgjonte,  për të vërtetat e ndryshme rreth jetës së tij, e të mund ta kapte përdore, e ta bënte këtë shumë bukur, nëpërmjet estetikës së përpunuar të tij dhe të mund të ecte bashkë me të në zhvillim.

Sot kontrata ka ndryshuar. Sot artisti është kthyer gati në një shërbëtorë, në shërbim të tekave të publikut, nëse do ta thosha kështu, sikur publiku te një menu në restorant edhe të zgjidhte çfarë donte ai. Kjo ka bërë atë që arti e ka të vështirë më të jetë revolucionar apo pararojë,” deklaroi mes të tjerave Saimir Braho në emisionin Refleksione.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!