Emir Sahiti nuk mundi të çajë te Hajduk Split dhe u transferua në huazim te Sibenik në këtë sezon, por me siguri klubi “mëmë” i tij është penduar. Talenti shqiptar po shkëlqen me skuadrën e re, teksa është një prej më të mirëve dhe titullar stabël në formacion.
Anësori ishte protagonist edhe dje për Sibenik, duke shënuar një gol dhe dhuruar një asist në humbjen e ekipit të tij me shifrat 3-2 ndaj Istras për javën e 24-t të kampionatit kroat, ku Sibenik renditet në vedin e gjashtë, mesi i tabelës.
https://streamable.com/aky1f3
Pas shënimit të golit talenti formoi shqiponjën me duar, duke treguar qartë origjinën e tij. I sotmi ishte goli i 7-të i Sahitit në këtë sezon, teksa numëron edhe 2 asiste. 22-vjeçari në të shkuarën është grumbulluar më Shqipërinë U21. /abcnews.al
https://streamable.com/ufa0vs