Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sahara” ditë e natë në rajon, temperaturat sot në Greqi deri në 45 gradë, kur pritet “kthesa”

schedule08:46 - 3 Gusht, 2021

schedule 08:46 - 3 Gusht, 2021

Temperaturat e larta vijojnë të shoqërojnë rajonin, jo vetëm gjatë orëve të ditës, por edhe në mbrëmje duke krijuar shqetësime veçanërisht në zonat urbane dhe qytetet e mëdha.

Sot vala e të nxehtit afrikan ka hyrë në ditën e shtatë të saj, duke krijuar në vendet përgjatë Mesdheut një atmosferë “Saharaje”.

Këto temperatura do të vazhdojnë edhe sot dhe pritet të jenë prezente deri të premten.

Meteorologu grek Sakis Arnaoutoglou ka deklaruar se sot temperaturat në shtetin fqinj do të shkojnë deri në 44-45 gradë celcius.

Temperaturat pritet të pësojnë një ulje në fundjavë. Ndërkohë nga data 13 gusht temperaturat pritet të kenë vlera normale për këtë periudhë.

Ekspertët thonë se temperaturat e larta përgjatë kësaj jave do jenë prezentë edhe gjatë orëve të natës. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!