“Saga nëpër gjyqe, makth për Berishën”, Çupi: Do të jetë një torturë e madhe psikologjike dhe ai këtë e ka frikë

schedule21:09 - 19 Maj, 2025

schedule 21:09 - 19 Maj, 2025

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story” ABC News,  u ndal situata politike e liderit të së djathtës, Sali Berisha i cili do të përballet me një kalvar të gjatë nëpër procese gjyqësore për dosjen “partizani”. Çupi tha se Berisha është përballë një momenti të rëndë që e ka frikë, jo vetëm në aspektin politik, por edhe atë personal dhe ligjor.

“Sali Berisha po ta njohësh nga afër është një lloj krijese që merre të njëjtat ngjyra që ka pylli dhe vërtitet në të njëjtat rrënjë pemësh siç i vjen rasti. Tani i ka ardhur një rast, ne Berishën mund të mos e kemi në opozitë, rasti që është i veçantë sot është se caktohet, vendoset që do shkojë në gjyq dhe ai e di shumë mirë kalvarin e gjyqit, e di shumë mirë se pasi të shkojë në gjyq do të jetë një sagë e tmerrshme për të”, tha Çupi.

Analisti shtoi më tej se Berisha i frikësohet më tepër sagës së proceseve gjyqësore, duke marrë parasysh që sipas Çupit në qeli bashkë me të do të jetë dhe kabineti i tij qeveritar, që e pati trajtuar si familje.

“Do dalë para gjykatësit, do i vijnë dëshmitarët, sepse ai ka përdorur qeverinë si pjesë të familje, janë anëtarët e kabinetit që do të rrinë me të në qeli. Do të jetë një torturë e madhe psikologjike dhe ai këtë e ka frikë, sepse ai është një njeri me probleme të mëdha të mëdha me frikë. Ky është momenti i parë, e dyta është që politikisht Berisha e shikon veten tërësisht të zhvlerësuar nga vota, ai nuk ka asnjë rol në parlament”, përfundoi analisti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!